Mbledhja e fundit e rregullt e mandatit aktual të Kuvendit Komunal të Prishtinës ka dështuar të mbahet sot, raporton Gazeta Enigma.
Kjo për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Mungesa ka nxitur reagime nga opozita, e cila e ka cilësuar si shenjë të papërgjegjësisë politike dhe ikje nga llogaridhënia.
Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal në Prishtinë, mungon pushteti
