Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve pas aksidentit në Kroaci

Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve pas aksidentit në Kroaci

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas aksidentit që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku një autobus i linjës Franfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe raportohet se paktën 10 persona kanë humbur jetën, raporton Gazeta Enigma.

“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve”, ka shkruar Pacolli.

Tutje, ai bëri thirrje që të lutemi për shërimin e shpejtë të të mbijetuarve./Gazeta Enigma/

Related Articles