Kurti për vendimin e Kushtetueses: Po e presim aktgjykimin e plotë

Kurti për vendimin e Kushtetueses: Po e presim aktgjykimin e plotë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u pyet sot lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstitutimit të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

“Po e presim aktgjykimin”, ka thënë shkurt Kurti.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese me 30 shtator 2025 ka nxjerrë vendim me të cilin ka konstatuar se seanca konstituive nuk ka përfunduar si rezultat e moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe. Deputetët obligohen që ta përfundojnë seancën konstituive brenda afatit 12-ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Në vendimin e marrë më 30 shtator 2025, Kushtetuesja e shpalli të pranueshme kërkesën e parashtruar nga Igor Simiqi dhe nëntë deputetë të tjerë, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës”, si dhe vendimeve të nxjerra në kuadër të aeancës konstituive më 26 dhe 28 gusht 2025.

Related Articles