Osmani krah Zelenskyt, kërkon që Evropa të investojë në parandalimin e taktikave destablizuese të Serbisë

Osmani krah Zelenskyt, kërkon që Evropa të investojë në parandalimin e taktikave destablizuese të Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të premten ka folur në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, raporton Gazeta Enigma.

Ajo aty ka theksuar se “siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor”.

Osmani u shpreh se Evropa duhet ta përqendrojë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, duke investuar në parandalimin e taktikave destablizuese të Serbisë.

“Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë”, shkroi Osmani.

E para e shtetit po e përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.

Related Articles