“Plisat” me mesazh për futbollistët e Shqipërisë para ndeshjes me Serbinë

“Plisat” me mesazh për futbollistët e Shqipërisë para ndeshjes me Serbinë

Kombëtarja e Shqipërisë me 11 tetor do të përballet me Serbinë, në kualifikueset e Kupës së Botës, ndeshje e cila zhvillohet në Leskovc.

Tifogrupi ”Plisat” kanë shfaqur një baner në ndeshjen mes Prishtinës dhe Ballkanit, duke i dërguar një mesazh futbollistëve të Shqipërisë para përballjes me Serbinë.

”Në Leskovcin tonë, Në tokën e Shqipërisë, Na bëni krenarë, Për nder të Historisë”, thuhet në banerin e Plisave.

Aty nuk mungoi edhe baneri ”Kosova është Shqipëri”.

Related Articles