Llapi fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Malishevës në udhëtim

Llapi fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Malishevës në udhëtim

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Malishevës në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.

Pjesa e parë e takimit nuk prodhoi gola dhe u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.

Gjërat ndryshuan në fraksionin e dytë të ndeshjes, me Malishevën që realizuan të parët për të kaluar në epërsi.

Ishte Besnik Ferati ai i cili realizoi në minutën e 57-të, për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit vendas.

Kjo ishte e tëra çfarë mund të bënte Malisheva në këtë ballafaqim, pasi Llapi në vazhdim realizoi dy herë për të përmbysur gjithçka.

Llapjanët shënuan fillimisht në minutën e 61-të përmes Axel Gnapit për të barazuar rezultatin në 1-1 pas asistimit nga Arianit Hasani.

Golin e fitores për Llapin e realizoi Muhamet Hyseni në minutën e 84-të, i cili shënoi për 2-1 pas asistimit nga Hasan Hyseni.

Me këtë fitore Llapi shkon në kuotën e nëntë pikëve, teksa Malisheva ka dhjetë sosh.

Related Articles