Ardian Ismajli mungon ndaj Serbisë

Ardian Ismajli mungon ndaj Serbisë

Ardjan Ismajli nuk do të vijë në grumbullimin për ndeshjen me Serbinë.

Rezultati i rezonancës së sotme vendos përfundimisht që Ismajli nuk do të jetë në gjendje optimale për të qenë në dispozicion të Sylvinhos, siç raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa.

Kështu alternativat e Gjimshiti dhe Ajetit në qendër të mbrojtjes janë Enea Mihaj dhe Klisman Caka i grumbulluar për herë të parë.

Një humbje e rëndësishme kjo për kuqezinjtë në prag të ndeshjes kaq të rëndësishme që do të luajmë në Leskovc më 11 tetor.

Related Articles