Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Prishtinë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Prishtinë

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës tri raste të dhuna në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Në dy raste viktimat janë femra kosovare ku janë sulmuar fizikisht nga të dashurit e tyre.

Ndërsa në rastin tjetër një mashkull dhe një femër kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 04.10.2025 – 05:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi viktima/f/k ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari m/k, me të cilin është duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë. Si pasoj e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

“Prishtinë / 04.10.2025 – 11:30. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovar/e për shkak se derisa kishin qenë duke qëndruar në banesë të marr me qira pas një mosmarrëveshje e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Prishtinë / 04.10.2025-23:00.  Viktima f/k ka pranuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari m/k me të cilin është në lidhje, por nuk bashkëjetojnë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24-orësh.

Kujtojmë se për 24 orët e fundit në vendin tonë janë raportuar vetëm këto tri raste të dhunës në familje. /Gazeta Enigma/

Related Articles