Policia ka njoftuar për një aksident trafiku në Kamenicë, ku një person ka vdekur, raporton Gazeta Enigma.
Lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se në vetëaksident ka humbur jetë një fëmijë rreth 10-vjeçar, ndërsa dy personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ju njoftojmë se më 05.10.2025 rreth 18:50, Policia e Kosovës është njoftuar se në aksin rrugor në mes të fshatit Novosellë –Karaqevë, Komuna e Kamenicë ka ndodhur një vetaksident ku një veturë BMW, ngjyrë e bardhë me targa 06, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit nga lëndimet e pësuara pasagjeri-fëmijë rreth 10 vjeç, ka humbur jetën. Edhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ku kanë kërkuar ndihmë mjeksore sipas raportit jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Hashani.