Foda: Kosova mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror 

Foda: Kosova mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror 

Trajneri i Kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, në një konferencë të mbajtur për media, ka folur rreth dy ndeshjeve të radhës kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm.

“Dardanët” të premten më 10 tetor do të luajnë në “Fadil Vokrri” kundër Sllovenisë dhe më pas do të jenë mysafirë të Suedisë, të hënën e 13 tetorit.
Foda u shpreh optimist se “verdhekaltrit” mund ta arrijnë kualifikimin.

Madje, ai ishte i motivuar goxha nga ndeshja e kaluar në Prishtinë, ku arritën t’i mposhtin suedezët.

“Të gjithë besojmë që mund ta arrijmë së paku vendin e dytë. E kam potencuar se duhet të paraqitemi si ekip, i kemi këto emocione. Por, për ta arritur vendin e dytë duhet të luajmë si ndaj Suedisë. Duhet ta kemi një shpirt ekipor, është një grup i vështirë, por tash edhe ekipi beson se mund të kualifikohemi tutje, kjo është mjaft e rëndësishme”, deklaroi Foda gjatë kësaj konference.

Related Articles