Drita mposhtë Gjilanin me përmbysje të rezultatit

Drita mposhtë Gjilanin me përmbysje të rezultatit

Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 8-të të Superligës së Kosovës, me fitoren e Dritës pas një përmbysjeje dramatike.

Gjilani kaloi i pari në epërsi pas një penaltie, të cilën në gol e shndërroi Agan Spahiq.

Megjithatë, në pjesën e dytë Drita u rikthye fuqishëm, duke treguar një fytyrë krejt tjetër. Liridon Balaj barazoi rezultatin, ndërsa Albert Dabiqaj vulosi përmbysjen me golin e dytë për skuadrën bardhekaltër.

Deri në fund, Gjilani tentoi të barazonte rezultatin, por nuk ia doli, ndërsa Drita mbajti epërsinë dhe mori tri pikë të mëdha në derbin e Anamoravës.

Tani të dyja skuadrat do të kenë një pushim dyjavor, për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Related Articles