Komandanti i Forcave Paqëruajtëse në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, këtë të martë ka pritur në takim përfaqësuesin ushtarak të Britanisë në NATO, Gjenerallejtnant, Sir Ian Cave, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook ata kanë njoftuar se në këtë takim, dy gjeneralët diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Po ashtu u theksua roli i KFOR-it në rritjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen e një dialogu politik konstruktiv.
“Gjeneral Ulutash shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vlefshme të Mbretërisë së Bashkuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.