Ambasadori i BE-së takohet me drejtorin e Policisë, flasin për çështje të sigurisë dhe sfidat aktuale

Ambasadori i BE-së takohet me drejtorin e Policisë, flasin për çështje të sigurisë dhe sfidat aktuale

Sot, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Gjatë takimit, Drejtori Hoxha e njoftoi ambasadorin Orav për angazhimet dhe prioritetet e Policisë së Kosovës në fushën e sigurisë dhe rendit publik. Palët diskutuan gjithashtu për çështje të ndryshme të sigurisë, sfidat aktuale dhe zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë.

“Ndër të tjera, u theksua rëndësia e vazhdimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të sigurisë së përgjithshme në vend.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e PK-së.

Related Articles