“Lista Serbe po përdor shantazhe, kërcënime dhe vende pune për të ndikuar votuesit në veri”

“Lista Serbe po përdor shantazhe, kërcënime dhe vende pune për të ndikuar votuesit në veri”

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se fushata zgjedhore në veri të Kosovës po zhvillohet nën presion, me metoda brutale dhe shantazhe nga përfaqësues të Listës Serbe dhe institucione të Serbisë, të cilat, sipas tij, po ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët dhe kandidatët e partive të tjera.

Rashiq ka thënë se situata në veri mbetet e vrazhdë dhe se përfaqësuesit e Listës Serbe po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve për të siguruar mbështetje politike, pa çka bëri të ditur se zyrtarët e kësaj liste po shkojnë nëpër shtëpi e secilit.

“Situata si zakonisht e vrazhdë, në çdo kohë po i bëjmë një promovim të themi në hije, ose promovim i cili nuk është masovik sikur që duhej të ishte rasti, por e bëjmë në mënyrë direkte me qytetarët kështu. Kemi kandidatë në tri komunat veriore, kemi kandidatë të mirë, por megjithatë ajo krejt kjo bie në kategorinë e dytë, duke parë që gjitha metodat që përdoren janë brutale në fushata të cilat po udhëhiqen nga niveli lokal nga organet e Listës Serbe”.

“Dhe presidenti i Serbisë prapë deklaron së pari në mënyrë ofenduese ndaj oponentëve të partive të tjera, përveç Listës Serbe, ata nuk hezitojnë që në çdo rast e vetmja listë e cila është mbështetur nga ana e qeverisë dhe organeve të Serbisë është Lista Serbe. Kjo në mënyrë të terrenit, përfaqësuesit e Listës Serbe po bëjnë qoftë shantazhe, qoftë kërcënime ndaj të gjithë njerëzve që mendojnë ndryshe”.

“Nëse janë aktivistë të një partie tjetër politike ata janë aty duke i hequr nga lista e pagave nëse kanë pagë, nga lista e asistencës sociale, manipulojnë me këto 20 mijë dinar për secilin që është i papunë, por në krejt këto mekanizma po përdoren në mënyrë kaq brutale ndaj njerëzve sikur që janë armiqtë më të mëdhenj që kanë ata dhe ofertat e fundit 400 vende që janë ofruar për punë”, tha ai.

Rashiqi tha se përfaqësuesit e Listës Serbe po ushtrojnë ndikim edhe përmes ofertave të drejtpërdrejta për punësim në sektorin e shëndetësisë dhe institucione të tjera, duke kërkuar në këmbim votën për këtë parti.

Ai ka shtuar se praktikat e njëjta po përsëriten edhe në rajonet tjera, përfshirë Anamoravën, ku qytetarët që kanë përfituar ndihma apo subvencione janë përjashtuar nga lista sociale dhe ndihmat shtetërore.

Rashiq tha se tashmë janë aktivizuar edhe mekanizma për mobilizimin e qytetarëve me dokumente të Kosovës që jetojnë në Serbi, për t’u kthyer në Kosovë e për të votuar për Listën Serbe.

Related Articles