Ballkani vijon të përgatitet në Turqi, aranzhon tri miqësore, një me ekipin e Superligës turke

Ballkani vijon të përgatitet në Turqi, aranzhon tri miqësore, një me ekipin e Superligës turke

Ballkani, është duke vazhduar fazën përgatitore para nisjes së edicionit të ri 2021/22. Portokallinjët me anë të një postimi kanë njoftuar se nesër do të udhëtojnë për Turqi, aty ku edhe do të zhvillojnë fazën përgatitore të fundit para fillimit të kampionatit.

Therandasit do të qëndrojë në qytetin e Kayserit, ku lartësia 1500 metra mbi nivelin e detit, do t’i mundësojë skuadrës të stërvitet në kushte optimale klimatike. Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Turqi, të besuarit e Bekim Isufit do t’i zhvillojnë tri miqësore, e njërën prej tyre me skuadrën e Superligës turke.

“Në tokën turke, ekipi do të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore ku fillimisht do të përballet me Kayserispor, ekip ky që luan në Superligën turke. Ekipi do të mbyllë këtë fazë përgatititore në Turqi, pas përgatitjeve të mëhershme të zhvilluara në Mavrovo, ku kemi qëndruar së fundi”, thuhet në njoftimin e klubit.

POSTIMI I PLOTE NE FAQEN ZYRTARE TE FC Balkani:

Të dashur tifozë ????????⚽️ Skuadra do të niset ditën e nesërme për në Turqi, aty ku do të zhvillojë edhe fazën e fundit…Posted by FC Ballkani on Sunday, July 25, 2021

Related Articles