Konjufca: Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin

Konjufca: Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur para seancës së sotme, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se pret që sot të përfundojë votimi për nënkryetarin e Kuvendit.

“Presim që sot të përfundohet votimi për nënkryetarin. Pas tentimeve të deputetëve të Listës Serbe, presim t’i vijë radha Rashiqit. Zgjedhja e tij gjykojmë që nuk përbën shkelje kushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votë pro për asnjë nga deputetët e Listës Serbe”, deklaroi Konjufca.

Ai shtoi se pritjet janë që nga nesër të nisë të rrjedhë afati për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin si mandatar për kryeministër.

Related Articles