Këshilli i Mediave të Shkruara ka reaguar të premten lidhur me vendimin e KQZ-së për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave, në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe, raporton Gazeta Enigma.
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit. KQZ nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe serbe.
“KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve. Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale”.
Tutje “KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë”.