Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, u deklarua pas përfundimit të seancës së sotme konstituive, ku Nenad Rashiq u zgjodh si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se duhet të procedohet tutje me zgjedhje të parakohshme, duke qenë se asnjëra palë s’e ka shumicën për krijimin e Qeverisë.
“Nuk pat as short. Ka pas hapësirë për konstituim legal dhe kushtetues. E pashë që kryetari të konsultohej me ata që i japin instruksione. Sot u konstatu që u bë konstituimi dhe që Rashiq u zgjodh nënkryetar”, shtoi ai duke përsëritur nevojën për zgjedhje të reja.
“Shpresoj që s’do të ketë më lëndë në Kushtetuese e të ecim drejt zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Krasniqi.
“Sa më shpejtë zgjedhje. Me 16 me 17 tetor, sa më shpëjtë sepse e kanë blloku vendin Lëvizja Vetëvendosje.