Bajrami: Nëse nuk formohet qeveria e re, LDK-ja voton për shpërndarje të Kuvendit

Bajrami: Nëse nuk formohet qeveria e re, LDK-ja voton për shpërndarje të Kuvendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, u deklarua pas konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka thënë se nëse nuk formohet qeveria e re, atëherë LDK-ja do të votojë për shpërndarje të Kuvendit.

“Ne votuam për Nenad sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një interpretim sipas asaj që kemi kuptuar ai ka të drejtë të zgjidhjet si nënkryetar i komunitetit serb. E kemi parë nga fillimi që varet nga partia e parë, nëse nuk do të formohet qeveria vota e LDK-së do të jetë për shpërbërje të Kuvendit”.

“Ka kaluar shumë kohë në mars kemi zgjedhjen e presidentit. Nuk e kemi pasur te qartë këtë qartësi e ka dhënë aktgjykimi e kemi parë që ka të drejtë të zgjidhet”, ka deklaruar ajo.

Related Articles