Kush është Arzie Jusufi, artistja që ka vendosur të kandidoj për Asamble Komunale në Gjilan?

Kush është Arzie Jusufi, artistja që ka vendosur të kandidoj për Asamble Komunale në Gjilan?

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Komunën e Gjilanit, ka sjell kuadro të reja për të kandiduar për Asamble Komunale, njëra ndër to është edhe artisja Arzie Jusufi, me numrin 15 në listë.

Kush është Arzie Jusufi?

Arzie Jusufi, është bija e Zekë Jusufit, themeluesit të shkollës së muzikës në Gjilan.

E lindur dhe e rritur në Gjilan. Rruga e saj artistike u ndërtua mbi bazat e një arsimi të lartë muzikor, të cilin e përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Aty mori Bachelorin dhe më pas Masterin në Violonçel.

Paralelisht me karrierën si performuese, ajo dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e edukimit muzikor, duke punuar nga 2009 si pedagoge në Shkollën e Muzikës në Gjilan, Ferizaj, njëherit edhe themeluese e degës së violonçelit në këto dy vende(Gjilan dhe Ferizaj) dhe Mitrovicë, ku për vite me radhë ka frymëzuar dhe formuar breza të rinj violonçelistësh dhe vazhdon ende.

Karriera e saj përfshin një sërë koncertesh e festivalesh të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit, si performuese e organizatore. Përmes aktiviteteve të shumta koncertale, Arzie Jusufi ka sjellë një frymë të re kulturore dhe ka vendosur artin në qendër të skenës muzikore kosovare.

Shpesh cilësohet si fytyra përfaqësuese e violonçelit në Kosovë, sepse përmes saj ky instrument është afruar më shumë me publikun dhe ka fituar një vend të merituar në jetën kulturore të vendit. Në përpjekje për të promovuar muzikën klasike, moderne, popullore dhe atë të filmit për edukimin, zhvillimin dhe afirmimin e gjeneratave të reja të muzikantëve.

Ajo është muzikante, violonçeliste, maestro e artit ma fisnik që njeh lloji njerëzor.

Kandidimi i saj është përtej emrit dhe numrit në listën e kandidatëve për anëtare asambleiste të Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Arzie Jusufi është emër që ka arritur majat e artit, kulturës dhe arsimit akademik. Një personalitet që me punë e përkushtim i ka dhënë vlerë e dritë Gjilanit dhe gjithë Kosovës.

Ajo nuk kërkon vetëm një votë – kërkon besimin tuaj që ta përkthejë në shërbim, përfaqësim dhe dinjitet për qytetarët.

E thjeshtë dhe e lehtë është: Shiko numrin 15 në listën e LDK-së 113, të dielën, më 12 tetor 2025.

Vlerësoje e peshoje vlerën, personalitetin dhe karakterin e kandidates. Voto me mendje të kthjellët, për interes të qytetarëve dhe të ardhmen e qytetit tënd. Mos harroni zëri i Arzies është zëri juaj.

Related Articles