Vëlla e motër në kërkim të medaljeve në “Lojërat Olimpike Tokio 2020”. Nora Gjakova dhe Akil Gjakova sonte pas mesnate (04:00) fillojnë garat në xhudo.
Pavarsisht konkurrencës së madhe që kanë të dy në disciplinat përkatëse, performancat e tyre së fundi kanë qenë të kënaqshme dhe renditja eventuale në ndonjërën nga pozitat që sigurojnë medalje, qoftë për Akilin apo Noren, nuk do të ishte aspak befasi.