Përballja Serbi – Shqipëri, rivendoset flamuri shqiptar në stadium

Përballja Serbi – Shqipëri, rivendoset flamuri shqiptar në stadium

Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Duboçiqa” në Leskoc, aty ku do të zhvillohet përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares Shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur.

Të pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata reagoi duke thënë se nuk vendosën flamurin në mënyrë që të shmangnin ndonjë incident të pakëndshëm dhe që do ta vendosnin ditën e ndeshjes.

Related Articles