Nuk ka të lënduar nga të shtënat në Komoran, arrestohen dy persona

Nuk ka të lënduar nga të shtënat në Komoran, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar, si pasojë e përleshjes në grup dhe të shtënave pranë një shkolle në Komoran.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Enigma se nuk ka të lënduar nga ky incident.

Përgjigja e plotë e Policisë:

Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe  raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës).

Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast.

Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve.

Related Articles