Afro 650 mijë votues deri më tani në zgjedhjet lokale në Kosovë

Afro 650 mijë votues deri më tani në zgjedhjet lokale në Kosovë

Në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë, kanë marrë pjesë rreth 650 mijë votues, që përbën 32.30% të trupit votues.

Komuna me pjesëmarrje më të madhe janë Mamusha, Zubin Potoku, Ranillugu, dhe Zveçani.

Dalje më e vogël është shënuar në Rahovec, Prizren, Skënderaj, teksa kanë mbetur edhe 1 orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Kjo përqindje tregon një dalje më të ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, duke ngritur shqetësime për nivelin e angazhimit qytetar në proceset vendimmarrëse lokale.

Related Articles