LVV – LDK rivalet kryesore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale – Analiza e Krasniqit

LVV – LDK rivalet kryesore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale – Analiza e Krasniqit

Analisti Albert Krasniqi ka bërë një analizë të rezultateve të zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas tij “në garën për kryetarë komunash, përballjet më të shpeshta janë mes LVV dhe LDK, të cilat garojnë kundër njëra-tjetrës në gjashtë komuna: Prishtinë, Gjilan, Fushë Kosovë, Pejë, Viti dhe Obiliq”.

“Pas tyre, LVV dhe PDK përballen në katër komuna: Prizren, Mitrovicë, Vushtrri dhe Kaçanik”, shton ai.

AAK ka përballje me LVV-në në dy komuna (Rahovec dhe Gjakovë), si dhe me LDK-në në dy të tjera (Suharekë dhe Junik).

Ndërkohë, PDK përballet me LDK-në dhe AAK-në secilën në nga një komunë – përkatësisht në Dragash dhe Klinë.

“Në fund, në komunat me shumicë serbe, rivaliteti lokal zhvillohet mes LS dhe SNS, në Kllokot”.

Related Articles