Kandidati i PDK-së në Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri, ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Enigma.
Ai u shpreh falënderues për qytetarët e kësaj komune, të cilët sipas tij kanë bërë një fushatë dinjitoze.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe. Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë! Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!”, shtoi Tahiri.
Diferenca midis dy kandidatëve Tahiri e Peci është veç 28 vota dhe do ketë balotazh.
Tahiri ka marrë 47.89 për qind e votave apo 15 mijë e 368 vota kurse Peci, kandidati për kryetar nga LVV-Guxo, 47.80 për qind e votave apo 15 mijë e 340 vota. / Gazeta Enigma.