Fatmir Sheholli është transferuar në gjendje të rënduar shëndetësore nga Qendra Spitalore e Gjilanit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Sheholli është arrestuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “spiunazhit”, në bazë të nenit 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.