“Do bëjmë përpjekje maksimale që sa më parë të fillojë numrimi i 33,258 mijë zarfeve nga diaspora”

“Do bëjmë përpjekje maksimale që sa më parë të fillojë numrimi i 33,258 mijë zarfeve nga diaspora”

Valmir Elezi nga KQZ-ja në konferencën për media bëri të ditur se do të bëjnë përpjekjet maksimale që të fillojë sa më parë numërimi i votave të diasporës, raporton Gazeta “Enigma”.

Elezi tha se lidhur me votat me kusht dhe ato nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të këtë raport të veçantë.

Nga votat me kusht pritet të numërohen 2,119 zarfe, derisa nga diaspora, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258.

“Sipas të dhënave preliminare të deritashme, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, kemi 2,119 zarfe me fletëvotime”.

“Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258”.

“Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 3,467”, tha Elezi.

Related Articles