Bashkimi Evropian mirëpret zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të zgjedhjeve lokale.
Një zëdhënës i BE-së ka nënvizuar se institucionet me seli në Bruksel, mirëpresin pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në votime, si dhe një mbulim mediatik të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës që, siç thuhet, kontribuon në një proces zgjedhor transparent.
“Për ato komuna ku kryetarët e komunave u zgjodhën në raundin e parë, ne bëjmë thirrje për certifikim dhe zbatim të shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve përmes një tranzicioni të rregullt të qeverisjes lokale”, raporton RTK.
“Për komunat e tjera, ku do të mbahen zgjedhjet e balotazhit për kryetar bashkie, ne bëjmë thirrje për një zhvillim po aq paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës më 9 nëntor”, ka porositur zëdhënësi i Bashkimit Evropian.