Xhudistët, Nora dhe Akil Gjakova do të përballen nesër në kategoritë e tyre.
Akil Gjakova do të marrë pjesë në kategorinë e meshkujve deri në 73 kilogramë. Në raundin e parë do të përballet me Ahmed Ayash nga Jemeni. Ndeshja do të fillojë nga ora 04:00 me kohën tonë lokale.
Ndërsa, Nora Gjakova në kategorinë e femrave deri në 57 kilogramë do të jetë e lirë në raundin e parë, do ta presë fituesen e përballjes në mes Sabrina Filzomser dhe Sanne Verhagen në raundin e dytë. Ndeshja fillon në ora 05:00 sipas kohës sonë lokale.