Njoftimi i fundit nga KQZ – Përfundon numërimi në 13 komuna

Njoftimi i fundit nga KQZ – Përfundon numërimi në 13 komuna

Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime, raporton Gazeta Enigma.

Sipas KQZ-së, nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale.

Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025.

“Deri më tani (e enjte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë)”, njofton KQZ.

Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete:

– verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave;

– verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe

– numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.

Related Articles