Rezultatet nga Qendra Komunale për Komunën e Skënderajt janë përmbyllur.
Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur e para me 80,30%, ndërsa e dyta me diferencë fort të madhe është Lëvizja Vetëvendosje,
Bartëse e listës së PDK-së ka qenë Adelina Spahiu Alija, e cila ka marrë 11,684 vota.
Ndërsa i pari i listës së VV-së, Hysni Mehani, që ishte edhe kandidat i kësaj partie për të parin e qytetit, ka marrë veç 1 mijë e 323 vota për Asamble.