Elezi: Numërimi i votave të diasporës ende në proces

Elezi: Numërimi i votave të diasporës ende në proces

Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se deri sot në ora 10:00 janë numëruar 54 kuti me fletëvotime për zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 45 kuti për kuvendet komunale.

“Deri të dielën në orën 10:00, janë numëruar 54 kuti në të cilat janë të vendosura pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 45 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale”, tha ai.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Related Articles