Manchester United ka fituar ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1, ndonëse pritshmëritë ishin për një fitore të thellë të Liverpoolit.
“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi qysh në minutën e dytë me golin e Mbuemos dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Goli i Mbuemos ishte goli më i shpejtë që është shënuar në këtë përballje mes rivalësh të urryer.
Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti ta barazojë rezultatin me golin e Gakpos, por United asesi nuk e pranoi një barazim, me Maguire që e shënoi golin e fiores në minutë 84’.
Me këtë fitore, Unitedi ngjitët në pozitën e nëntë me 13 pikë ndërsa Liverpooli qëndron në pozitën e tretë me 15 sosh.