“Vonesa që po tenton Lista Serbe, dëmton interesat e të gjithë qytetarëve”

“Vonesa që po tenton Lista Serbe, dëmton interesat e të gjithë qytetarëve”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për vonesat e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës tha se janë vetëm në dëmtim të interesave të shtetit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Osmani ka theksuar se krijimi i qeverisë varet nga krijimi i koalicioneve politike, por thekson se vonesa që tenton Lista Serbe dëmton interesat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve.

”Ka pasë vonesa të jashtëzakonshme në krijimin e institucioneve besoj që ky është tentim tjetër për vonesa që e kanë dëmtuar interesin e Kosovës është në interes të Kosovës që të kemi qeveri me mandat të plotë”.

”Krijimi i qeverisë varet nga krijimi i koalicioneve politike besoj mund t’i pyesni partitë deri ku kanë arritur në këtë çështje. Vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton jo vetëm interesat e Kosovës por të gjithë qytetarëve përfshirë edhe serbët që jetojnë në Kosovë”.

”Nuk mund të supozoj se cili mund të jetë vendimi final i Gjykatë Kushtetuese lidhur me kërkesën e Listës Serbe”.

Related Articles