“Çdo energji për fitore më 9 nëntor” – Abdixhiku mobilizon kandidatët e LDK-së para balotazhit

“Çdo energji për fitore më 9 nëntor” – Abdixhiku mobilizon kandidatët e LDK-së para balotazhit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të hënë ka zhvilluar një takim pune me kandidatët e këtij subjekti që garojnë në balotazhin e 9 nëntorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Abdixhiku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, tha se LDK-ja është e përqendruar plotësisht në garat ku prijnë e garojnë kandidatët e saj, duke theksuar se të gjitha energjitë e partisë do të drejtohen drejt fitores.

“Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së”, shkroi Abdixhiku.

I njëjti njoftoi se LDK garon dhe pret fitore në nëntë komuna, Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash dhe Suharekë, ndërsa dy komuna i ka fituar tashmë.

“Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale”, shkroi tutje kreu i LDK-së.

Related Articles