Kosova, sot temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kosova, sot temë e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Të martën do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Ai pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kosova dhe Bashkimi Evropian, pritet të marrin pjesë.

Related Articles