Policia deklarohet për shtetasin zviceran në Aeroportin e Prishtinës

Policia deklarohet për shtetasin zviceran në Aeroportin e Prishtinës

Policia ka njoftuar se një shtetas zviceran ka humbur jetën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Policisë, viktimës iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

“Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Related Articles