Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”, raporton Gazeta Enigma.
Organet e rendit kanë iniciuar rastin si “Rrëmbim/Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. / Gazeta Enigma.
