Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një deklaratë për media para seancës për formimin e Qeverisë, i cili theksoi se po dalin fjalët e tij që i kishte thënë që nga fillimi se po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton gazeta “Enigma”.

“Nuk pres asgjë, punët e mira nuk lihen në ditët e fundit. Sot bie perdja e madhe e mashtrimit tetë mujor, në të cilin mashtrim na është thënë vazhdimisht se numrat e qeverisë janë. Ja tani ku është mundësia për ta parë të vërtetën”.

“Sot mandatari duhet ta prezantojë shumicën, për ta formuar këtë shumicë, i pari i zgjedhjeve do të duhet të bënte përpjekje. Jo ta linte ditën e fundit, ditën e fundit është “show populist”, tha Abdixhiku.

Related Articles