Lëvizja Vetëvendosje, me Hajrullah Çekun për balotazhin e 9 nëntorit, është dakorduar për bashkëpunim me listën “Prishtina në dorën tënde”, e cila në raundin e parë garoi me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Agim Krasniqi.
Kështu ka njoftuar vet Çeku përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.
“Rrugëtimit tonë drejt fitores së 9 nëntorit, i bashkohet edhe lëvizja qytetare “Prishtina në dorën tënde”. Në takimin me listën dhe kandidatin Agim Krasniqi, u dakorduam për bashkëpunimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe listës “Prishtina në dorën tënde” për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Prishtinës”.
