Analisti politik, Dritëro Arifi, thotë se partitë ish opozitare nuk e kanë guximin ta formojnë një Qeveri të pakicës, pasi që “i dinë pasojat që mund të vijnë pas disa muajve”.
“E shoh të vështirë një Qeveri pa Vetëvendosjen, sepse as partitë ish-opozitare nuk do ta merrnin bajrakun apo guximin ta krijojnë një Qeveri të pakicës, sepse i dinë pasojat që mund të vijnë pas disa muajve”, thotë ai në një prononcim për “Enigmën”.
Arifi thotë se në klimën politike është krijuar mosbesim dhe mosbashkëpunim mes partive shqiptare.
Sipas tij, të gjitha partitë duan zgjedhje të reja, “për shkak se të gjitha partitë po e kërkojnë një ripozicionim”.
“Jam i bindur se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, partitë do të bashkëpunojnë. Nuk do të ketë vija të kuqe nga asnjëra parti. Secila pretendon një ripozicionim më të mirë, pas zgjedhjeve nacionale”, u shpreh profesori universitar. /Gazeta Enigma
