Arrestohen tre persona, shtetas të huaj në Prizren

Arrestohen tre persona, shtetas të huaj në Prizren

Tre persona të dyshuar meshkuj, shtetas të huaj, janë arrestuar nga policia pasi që gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy kuti pako të dyshuara si substanca narkotike, raporton Gazeta “Enigma”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë gjetur: dy kuti pako cigare me 15 cigare, të dyshuara si substancë narkotike të llojit maruhane me peshë 18. 32 gram, një qese e najlonit me substancë të dyshuar narkotike të llojit maruhane me peshë 0.62 gram, një pako rizela dhe 3 cigare të dyshuara si substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 3.96 gram.

Polcia ka njoftuar që në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma/.

Related Articles