Limaj tregon për ofertën që ia kishte bërë PDK-së për formimin e Qeverisë

Limaj tregon për ofertën që ia kishte bërë PDK-së për formimin e Qeverisë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kanë qenë të gatshëm si parti që me tri votat e asaj ta ndërtojnë qeverinë me kampin opozitar siç tha ai pa u bërë fare pjesë e saj.

Ai në “Jehona Politike”, tregoi në detaje për ofertën që i ka bërë Partisë Demokratike të Kosovës në këtë drejtim.

“Jam takuar me kryetarin e partisë më të madhe tashmë, ish-opozitare, PDK-së, Memli Krasniqin dhe në takimin e parë një javë pas zgjedhjeve, i kam ofruar bashkëpunimin duke thënë që Nisma është e gatshme t’i jap tri votat në shërbim të  ndërtimit të një qeverie nga kampi opozitar”.

“Ju i keni votat tona, ne nuk jemi të interesuar me marrë pjesë në qeveri, duam t’ju japin një shansë që me partnerin tjetër më të madhe të provoni të ndërtoni një qeveri të opozitës. Llogarisni në votat tona, ne nuk duam të marrim pjesë në Qeveri”, tregoi Limaj t’i ketë thënë kreut të PDK-së.

“ Nisma nuk do të provokoj zgjedhje, Nisma nuk është e interesuar me tri vota me marrë një përgjegjësi me dërguar vendin në zgjedhje sepse nuk na takon, ne jemi parti e vogël, nëse nga ana juaj nuk ka një ftesë, atëherë do t’i përgjigjemi ftesës nga partia e parë, nga kryeministri në detyrë”.

“Unë kam pritur deri në dy ditë para konstitumit të Kuvendit, nuk ka pasë asgjë serioze nga kampi opozitar, sigurisht ka pasë përpjekje, por asgjë serioze”, shtoi ai.

Related Articles