Në Maqedoninë e Veriut sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia.
Kutitë e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00.
Numërimi i votave është ende në vazhdim. Gjithsej 1.013.375 persona kishin të drejtë vote.
Zgjedhjet për kryetar komune u zhvilluan në 32 komuna dhe në qytetin e Shkupit.
Ndërkaq, zgjedhjet për këshilltarë u përsëritën në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë, për shkak të parregullsive të identifikuara gjatë votimit të 19 tetorit.
