Në komunën e Tetovës, kandidati i Koalicionit VLEN, Bilall Kasami, është në avantazh të qartë ndaj kundërshtarit të tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi.
Sipas rezultateve të deritanishme të përpunuara nga 97 prej gjithsej 117 vendvotimeve (82,91%), Kasami ka siguruar 53,62 për qind të votave apo 17.339 vota, ndërsa Rexhepi ka marrë 41,65 për qind apo 13.469 vota.
Nga gjithsej 87.878 vota të hedhura, 72.431 janë të vlefshme.
Këto rezultate e vendosin Kasamin në pozitë të favorshme për të siguruar edhe një mandat në krye të Tetovës, në pritje të përfundimit të numërimit të plotë.

