Ahmeti: Nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetarë komunash

Ahmeti: Nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetarë komunash

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se nuk kanë arritur të fitojnë garën për kryetarë komunash.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se rezultati pas përfundimit edhe të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale është një thirrje për të forcuar strukturat e partisë.

“Rezultatet janë të njohura në mbarë vendin, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetarë komunash. Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit. Humbja e disa pozicioneve është një thirrje për të forcuar strukturat, për t’u afruar me njerëzit.”

“Fitorja e votës popullore me mbi 23 mijë vota epërsi është një mandat moral dhe politik që na motivon të punojmë më të bashkuar. Ne do të bëjmë analizë të thelluar, do të rinovojmë radhët tona dhe do të fillojmë më të fortë, me të njëjtën bindje, se kjo është rruga e drejtë e barazisë”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles