Albin Kurti i Vetëvendosjes ka propozuar mandatarin e dytë për kryeministër, Glauk Konjufcën.
Ai tha se propozon që vetë të jetë Ministër i Jashtëm, në vendin që e kishte përcaktuar për Glauk Konjufcën në propozimin e kaluar .
“Do të propozojë Glauk Konjufcën për mandatar të dytë. Këtë propozim e bëj për shkak të vlerëismit dhe besimit të madh që kemi për të. Por edhe për shkak që të bëhen dy herë zgjedhjet, edhe në dhejtor edhe në pranver. Unë marr vendin e Glaukut dhe Glauku timin. Le të votojmë buxhetin, plani i rritjes, le të bëhen disa punë të domosdoshme. Qe opozita le ta kursejë vendin”, tha Kurti.
