Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit, Veselit dhe Selimit

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit, Veselit dhe Selimit

Janë bërë pesë vjet që nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Që të tre, bashkë me Jakup Krasniqin, ende janë në paraburgim, bashkë me Jakup Krasniqin.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një postimi në Facebook, i quajti këto pesë vjet padrejtësi.

“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan”.

“Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në shkrimin e OVL-UÇK-së.

Related Articles