Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Vullnet Bugaqku,nga KDI,  ka deklaruar se seanca për votimin e Glauk Konjufcës si mandatar për kryeministër mund të mbahet më 19 nëntor 2025, nëse Kuvendi shfrytëzon në tërësi afatin 15 ditor për thirrjen e seancës.

“Nëse shfrytëzohet në tërësi afati 15 ditor, atëherë seanca duhet të mbahet me datë 19 nëntor 2025”, tha Bugaqku.

Por, gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar nga presidentja Vjosa Osmani, të formojë Qeverinë e re të Kosovës, duken minimale.

Partitë ish-opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate – e kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca.

Qëndrimi i tyre u shpall publikisht edhe para se presidentja Osmani ta mandatonte zyrtarisht atë më 4 nëntor.

Related Articles